Meloni në Serbi: Europa nuk është e bashkuar, për aq kohë sa Ballkani është jashtë saj

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi, ku është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiç. Gjatë një konference të përbashkët për mediat, Meloni ka deklaruar se Europa nuk është e bashkuar, për aq kohë sa Ballkani Perëndimor është jashtë saj.

“Unë mendoj se Evropa nuk është një klub në të cilin dikush vendos se kush është evropian dhe kush nuk është evropian, është historia dhe gjeografia që vendosi se kush është evropian.

Evropa nuk mund të thuhet se është vërtet e bashkuar derisa Ballkani Perëndimor të ketë hyrë në familjen evropiane të kuptuar si një institucion”, tha Meloni. Po ashtu, Meloni theksoi se ajo që duhet të bëjnë institucionet evropiane është një proces serioz, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të garantuar këtë ribashkim, veçanërisht në kontekstin shumë kompleks ndërkombëtar.  Kryeministrja italiane ka theksuar se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është një rrugë që duhet të ndiqet nga Italia dhe shtetet e tjera, sepse është thelbësore për t’i garantuar këtij rajoni, rrjedhimisht edhe të gjithë Evropës, siguri më të madhe dhe më shumë rritje ekonomike.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *