Darka e fundit me dy fëmijët, vrasësi i Liridona Murselit u pikas në restorantin ku ishte viktima!

Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë. Naim Murseli, i cili planifikoi vrasjen e gruas së tij, e ftoi këtë të fundit në një darkë mbërmjen e së mërkurës, e cila rezultoi e fundit për nënën e dy fëmijëve.

Dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Liridon Kokallën dhe Granit Plavën organizuan vrasjen e Liridona Ademajt. Ata u kujdesën që të plani të zhvillohej pa probleme, duke tentuar të fshihin edhe gjurmët.  Indeksonline raporton se Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit. Më pas Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt. Gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre.

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *