Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët, ku u pyet se kur pritet të nisë mosbindja civile në vend. Berisha tha se ky skenar do të ndodhë, por nuk e di akoma, para apo pas festave.
“Presin dy momente. Së pari është një bindje universale se në Shqipëri është instaluar diktatura dhe po bëhet grusht shteti brenda shteti nga Edi Rama.
Ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë gati për të filluar kur t’u jepet sinjali. Nuk e di para apo pas festave, por do të jeni të parët që do të njoftoheni” tha Berisha.