Gjyqi për Belerin, ambasadorja greke dhe Dule të pranishëm në GJKKO!

Në orën 15:00 ka nisur seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës,  Fredi Beleri. Raportohet se në procesin ndaj Belerit kanë mbërritur kreu i PBDNJ Vangjel Dule si edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Konstantina Kamitsi.

Kjo nuk është hera e parë që diplomatja greke ndjek nga afër procesin ndaj Belerit.

Kujtojmë që seanca e kaluar është shoqëruar me debate. Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *