Behgjet Pacolli flet për lidhjen e tij me Naim Murselin!

Ndërsa gazetarët e kronikës në Tiranë dhe Prishtinë po aludojnë për lidhje të Behgjet Pacollit me burrin vrasës të Liridonës, ai reaguar sot me një status në Facebook. Ja çfarë shkruan ai:

 

“Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar ndonjë “imazh”. Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave.

Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi).

Lereni drejtesine ta thot fjalen e vet o ju qe ja futni kot!”, shkruan Pacolli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *