Interpoli ka lëshuar fletarrest për kryeorganzatorin e sulmit në Bansjkë të Zveçanit, Milan Radojçiç. Kështu shkruajnë mediat në Kosovë.
Më 24 shtator, një formacion ushtarako-policor serb organizoi një sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e sulmit, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe një tjetër i plagosur. Ndonëse kanë kaluar dy muaj e një ditë që nga sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiçiqi, njeriu që e pranoi se udhëhoqi sulmin, vazhdon të jetë i lirë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishe deklaruar se Radojiçiq do të jetë në listën e të kërkuarve të Interpol-it nga Kosova.
“Sigurisht që po, Radojçiq do të jetë në listën e kërkuarve të Interpol-it nga Kosova, por për të mëritur aty, Kosova duhet të kryejë disa procedura. Nuk mund që të kritikohemi nëse shkelim ndonjë procedurë, unë jam shumë më shumë e mendimit që duhet të ndjekim secilën procedurë, e që pastaj ati të vendoset në Interpol.” – ka deklaruar ministria Haxhiu në RTV Dukagjini.