PS kërkon drejtësi për 21 janarin, në Kongresin e Jashtëzakonshëm!

Partia Socialiste po mban sot Kongresin e Jashtëzakonshëm, ku në sesionin e parë temat që u trajtuan ishin reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsionit, ndërsa në fokus ishte 21 janari.

Elisa Spiropali, në fjalën e saj tha se vendimi i gjykatës së Strasburgut për 21 janarin, është arsyeja pse opozita sot, ndez zjarr e thyen karrige.

“Pak ditë më parë gjykata e Strasburgut shkroi një vendim për tragjedinë e 21 janarit, pushkatimit pa gjyq të 4 protestuesve në shesh. Një udhërrëfyes juridik i asaj që ne i kemi dhënë përgjigje ndër vite dhe presim të zgjidhet nga sistemi gjyqësor në Shqipëri. Tek ky vendim që vjen nga zemrat e Evropës mund të shihni arsyet përse çeta opozitare garda e një njeriu të vetëm nuk bën gjë tjetër veçse ndez zjarr e thyen karrige”, tha Spiropali.

Po ashtu edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se vendimi i Strasburgut për 21 janarin i ka hapur rrugë drejtësisë.

“Drejtësia për 21 janarin është provë themeli për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Për në socialistët shqiptarë 21 janari është plagë dhimbje por në këtë kongres ndihemi paksa të lehtësuar pasi vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën”, tha Manja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *