Familja Hoti, humb dy djemtë në aksidente rrugore brenda 6 muajve!

Një aksident tragjik ndodhi gjatë orëve të natës së shkuar në Venecia të Italisë. Tre të rinj humbën tragjikisht jetën, mes tyre 2 shqiptarë. Viktimat janë Egli Gjeci 26 vjeç, Altin Hoti, 22 vjeç dhe italiania Giulia Di Tillio, rreth të 20-tave. Ata ishin të gjithë banorë të Portogruaro.

Të rinjtë udhëtonin me makinë, kur në rrethana të cilat po hetohen nga autoritetet italiane, u përplasën me barrierat mbrojtëse dhe më pas përfunduan në lumë. Një tragjedi për të treja familjet e viktimave, që u shuan në lule të rinisë. Por kjo ngjarje është edhe më e rëndë për familjen Hoti, me origjinë nga Kosova, e cila brenda vitit humbet dy djem.

Po në Portogruaro, në Maj të këtij viti, viktimë e një aksidenti me makinë mbeti vëllai i vogël i Altin Hotit, Admiri, vetëm 19-vjeç. Ai ishte në drejtimin e makinës kur humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër mjet. Makina u nda në dysh dhe 19-vjeçari gjeti vdekjen. Bashkë me të në mjet ndodhej edhe i ati, i cili mbeti i plagosur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *