Sot takimi me historinë/ Angli-Gjermani, lufta e dy botëve të ndryshme! Suedia dhe Ukraina në kërkim të lavdisë

Pas ndeshjeve të çmendura ditën e djeshme, sot Angli-Gjermani dhe Suedi-Ukrainë përmbyllin fazën e 1/8-ve.

Spanja ia doli në minutat shtesë, që të sigurojë kualifikimin në çerekfinale. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique, triumfoi ndaj Kroacisë me rezultatin 5-3, pasi 90 minutat e këtij takimi u mbyllën në barazim 3-3.

Por surpriza e vërtetë ishte eliminimi i Francës nga Zvicra. Nga pika e bardhë e 11-metërshave të gjithë lojtarët e Zvicrës nuk gabuan, duke shënuar gol, ndërsa te Franca, Mbappe gaboi penalltinë e fundit.

Supersfida mes Anglisë dhe Gjermanisë po pritet me entuziazëm nga tifozët. Teksa na ndajnë dy orë nga sfida, trajnerët ende nuk kanë publikuar formacionet zyrtare.

Kampionët e botës janë përballur 33 herë me “Tre luanët” ku 12 i ka fituar Gjermania dhe 15 Anglia.

Duele legjendare

Para 108 vitesh, starton historia e përballjeve mes tyre. Në vitin 1930 u zhvillua ndeshja e parë zyrtare mes tyre në stadiumin “Olimpiashtadion” të Berlinit me një rezultat surprizues 3-3. Ndërsa në vitin 1938 dueli mes tyre në Berlin përfundon 3-6 për anglezët para 105 mijë spektatorëve. Skandali i ndeshjes… edhe lojtarët anglezë përshëndetën me formën e Hitlerit.

Viti 1966

Anglia dhe Gjermania qëndronin në finalen e Botërorit. Në kohën shtesë topi kap traversën dhe bën rikoshet me tokën. Gjyqtari vendosi gol për Anglinë, edhe pse nga një këndvështrim nuk ishte i tillë. Anglia fitoi 4-2 finale dhe trofeun. Këtë gol e njeh historia si “Goli i Uemblit”.

Viti 1968

Afërsisht pas 60 vitesh Gjermania thyhen akullin duke korrur fitoren e parë ndaj “Tre luanëve”. Më 1 qershor 1968 goli i Bekenbauerit u jep fitoren e parë gjermanëve pas 14 sfidave.

Viti 1970

Çerekfinalja legjendare e Botërorit në Meksikë. Në temperaturat 55 gradë në diell nisi i nxehti i Leonit. U zhvillua një ndeshje që tregohet gjithnjë në historinë e futbollit. Bekenbauer, Zeler dhe Gerd Myler i dhanë fitoren 3-2 në shtesë. “Ishte një nga ndeshjet më të mëdha të kombëtares”, pati thënë ishtrajneri Helmut Shën.

Viti 1994

Ndeshja mes tyre ishte programuar të luhej në Hamburg, por dikush nuk donte dhe sfida u transferua në Berlin. 50 mijë bileta ishin shitur, por ndeshja nuk u zhvillua. Shkaku? Ndeshja duhej zhvilluar më 20 prill në ditëlindjen e Adolf Hitlerit. Në Hamburg parashikohej një marshim i 10 mijë radikalëve. Teksa gjermanët planifikuan të zhvillohej në Berlin me forca të rrepta sigurie, federata angleze refuzoi.

Viti 2000

Ndeshja e fundit në “Uembli”-n e hershëm. Me një gjuajtje nga 32 metra, Didi Haman shënon gol në minutën e 14-të dhe vulos fatin e takimit.

Viti 2001

Anglia merr hak me një fitore spektakolare 5-1 në Mynih ku Ouen shënon tripletë.

Viti 2010

Gjermania feston triumf magjik 4-1 në 1/ 8-at e Botërorit 2010 ku dy gola i pati shënuar Tomas Myler. Por, anglezët i ndëshkon fati i “golit të Uemblit 1966”. Topi i gjuajtur nga Lampard kap traversën dhe futet brenda në portë. Duhej quajtur gol, por jo.

 

Ndeshja Suedi-Ukrainë fillon në orën 21:00 dhe do të luhet në stadiumin “Hampden Park” në Galsgou.

Për këtë takim, suedezët kanë dyshime te Mattias Svanberg, derisa lojtarët kyç janë në dispozicion.

Në anën tjetër, Oleksandr Zubkov dhe Denys Popov, janë dyshimet e ukrainasve.

Formacioni i mundshëm i Suedisë: Olsen, Augustinsson, Danielson, Lindelof, Lustig, Forsberg, Olsson, Ekdal, Larsson, Berg, Isak.

Formacioni i mundshëm i Ukrainës: Bushchan, Karavaev, Zabarnyi, Matvienko, Mykolenko, Zinchenko, Stepanenko, Shaparenko, Yarmalenko, Malinovskiy, Yaremchuk.

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *