Kryeministri Edi Rama priti anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri. Ai u shpreh se ky angazhim është mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, dhe nuk merret lehtësisht.
“Sporti vërtetë është ai i cili mund të shpëtojë ne dhe fëmijët tanë”, tha ai në konferencën për mediat.
Kreu i qeverisë shqiptare, ai u shpreh se është i angazhuar për të mbështetur edhe kandidaturën e Kosovës për lojërat mesdhetare në 2030-ën.
Edi Rama: Do doja të sigurohesha që ju jeni pritur mirë dhe garancia jonë është shoku Fidel, zoti Fidel apo miku ynë Fidel, i cili është presidenti ynë vizionar i KOKSH-it, dhe në saj edhe të tij, KOKSH aktualisht është në një moment të ri zhvillimi dhe në sajë të tij, vërtetë po bëhet një punë shumë e mire, duke mbështetur nisma shumë të rëndësishme për sportet, por së pari dhe kryesisht për gjeneratat tona të reja, për fëmijët tanë, të cilët tashmë marrin pjesë në lëvizjet olimpike. Aktualisht janë më shumë sesa 10 mijë të rinj të organizuar nëpër rrjete të tilla, në shkolla, në sportet e basketbollit, volejbollit, vajza dhe djem dhe vitin e ardhshëm numri i disiplinave në këto shkolla do të rritet për të siguruar që hap pas hapi, çdo fëmijë apo të gjithë fëmijët të kenë mundësinë që të përfshihen në aktivitete sporti dhe pavarësisht nëse në disiplina të ndryshme sportive që marrin pjesë, mund të jenë si individë, si ekipe, në grupe e të tjera sepse sporti profesional është një gjë, por sporti për të gjithë është një gjë tjetër dhe sporti për gjithsecilin duhet mbështetur më shumë veçanërisht në këtë kohë të historisë dhe shoqërisë njerëzore kur fëmijët tanë përballen me rreziqe të ndryshme të mëdha, siç flitet për rrezikun nga interneti dhe teknologjia e re që ka ardhur në jetën tonë dhe çfarë gjëje që ne mund të bëjmë për t’i angazhuar sa më shumë fëmijët jashtë ekraneve të smartphone, telefonëve, kompjuterëve, iPad e të gjithë këtyre agjentëve, është një gjë, e cila është me shumë përfitim për shoqërinë, në të mirë të shoqërisë dhe të shoqërisë njerëzore.
Sporti vërtetë është ai që mund të na shpëtojë ne, mund të shpëtojë fëmijët tanë. Është një hap shumë më i lehtë në fakt sepse është shumë më e lehtë që të jesh Cristiano Ronaldo në një hapësirë virtuale dhe të mundësh Manchester City dhe të fitosh çmimin, por të përpiqesh të jesh Cristiano Ronaldo në jetë reale është një punë shumë e vështirë. Ai përfshin zgjimin shumë herë në mëngjes, përfshin që të kuptosh se me çfarë ka të bëjë stërvitja dhe përfshirja dhe angazhimi i fëmijëve në këto stërvitje fizike vërtet do përpjekje të mëdha dhe të arrijmë edhe rezultate është një gjë shumë e mirë. Kjo ka të bëjë me atë që nuk është aq e lehtë që të angazhohet në sport, ashtu siç mund të duket në realitetin virtual dhe prandaj ne do t’i vëmë gjithmonë e më shumë përpjekje dhe para në këto aktivitete, sepse përfshirja e fëmijëve në sporte është po aq e rëndësishme sa ndërtimi i shkollës për ta.