Ambasadori amerikan në Tiranë, David Wisner ka reaguar pas sulmeve të politikanëve ndaj SPAK. Kjo pasi ish-kryeministri Sali Berisha nën hetim nga prokuroria e Posaçme, ka akuzuar shpesh SPAK se po përdoret nga qeveria.
Lidhur me këto akuza, ambasadori tha se SHBA mbështet fuqimisht punën e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë.
“Nuk do t’i përgjigjem dikujt që është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor. Shtetet e Bashkuara janë krenare të mbështesin punën e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë dhe do të vazhdojmë të mbështesim kërkesat e popullit shqiptar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, ka deklaruar ambasadori.