Kiara Tito është një ndër personazhet më të dashur dhe kryefjalë e showbizzit, së bahsku me Luiz Ejllin. Marrëdhënia e çiftit lulëzoi edhe jashtë dhe së fundmi ata kanë zbuluar se po bëhen prindër për herë të parë.
Kiara ka postuar disa foto të reja në llogarinë e saj të Instagramit, teksa ekspozon barkun e rrumbullakosur. E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë kafe, të cilën e koordinoi edhe me makijazh të theksuar dhe aksesor, moderatorja dukej tërë shkëlqimi. Si gjithmonë, komenti nga Luizi nuk ka munguar.
“Kuptimin e pozicionit të dorës së majtë afër mjekrës, nuk e mora vesh kurrë”, ka komentuar këngëtari, i cili njihet për natyrën e tij të humorit.