Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur për mediat pas vendimit të GJKKO për të rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.
Ai tha se çështja ndaj Belerit është e orkestruar nga kryeministri Edi Rama i cili sipas tij ka interesa të mbajë Jorgo Goron si kryetar bashkie të Himarës me qëllim tjetërsimin e pronave pasurore për intereat e tij.
“Është për të shprehur keqardhjen për republikën tonë, demorkacinë tonë. Çështja Beleri nuk është asgjë më tepër sesa një kakofoni drejtësie ku tekstin, muzikën dhe orkestrimin e realizon një autor ekskluziv, Edi Rama kryeministri. Belerit prej muajsh, i privohet e drejta themelore, ndërsa qytetarëve u privohet e drejta për të zgjedhur. Kryetari ne bashkisë e kanë zgjedhur dhe kryetar nuk kanë.
Çështja është një dhe e vetme. Rama kërkon me çdo kusht të mbajë në krye të bashkisë së Himarës një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët me qëllim që të vazhdojë aferat korruptive që kanë qëllim tjetërsimit e statusit pasuror. Kjo nuk është një ndërhyrje në punët e drejtësisë por një mendim që mund të shprehim për një vendim. Ndërhyrje në drejtësi është ajo që dëgjuat në intervistën e kryeministrit Rama. Janë momente shumë të vështira që krijojnë precedent të rrezikshëm që cënon shtetin e së drejtës, prezumimin e pavarësisë”- u shpreh Dule.