Një vajzë nga Shqipëria është gjetur e dhunuar në Kosovë.
Mësohet se vajza ishte shpallur në vendin tonë si person i zhdukur ndërsa u gjet e dhunuar në Pejë.
“Pejë. 08-09.12.2023 – 18:00-09:00. Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë, e cila ishte raportuar në Policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontroll mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra penale “Dhunim”, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim”, bën me dije policia e Kosovës.