Partia Demokratike feston sot 33-vjetorin e themelimit të saj. Megjithatë edhe këtë vit ky përvjetor e ka gjetur PD-në të përçarë.
Lulzim Basha me mbështetësit e tij po festojnë në Pallatin e Kongreseve. Në këtë festë shihet edhe ish-presidenti Bamir Topi. Ndërsa Sali Berisha dhe deputetët e tij janë mbledhur në një hotel në kryeqytet. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga LSA-ja, ish-kryeministri Berisha u shoqërua nga vajza e tij Argita, e cila kohët e fundit nuk mungon në asnjë nga evenimentet e Rithemelimit.
Në festë mungojnë deputetët mbështetës të Gazment Bardhi. Ndërsa të pranishëm janë edhe Jozefina Topalli, Neritan Ceka, Nard Ndoka, Silva Caka si përfaqësuesja e Partisë së Lirisë.