Ndryshohet rregullorja e Kuvendit, 2 muaj përjashtim për detputetët që bllokojnë punimet!

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ashtu siç pritej, ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Ndryshimet do të kalojnë në Kuvend në seancën e së enjtes, 14 dhjetor, ku pritet të miratohet rregullorja e re e Kuvendit.

Ndryshimet e rregullores konsistojnë në përjashtimin me 2 muaj të deputetëve nga Kuvendi, nisur nga kaosi i krijuar javët e fundit nga deputetët të Rithemelimit dhe deputetë grupimit të Bardhit.

Sipas rregullores aktuale dënimi për deputetët parashikohet 10 ditë, ndërsa sipas kërkesës së Partisë Socialiste pritet të ndryshohet dhe ky dënim të bëhet deri në 60 ditë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *