Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali, teksa ishte duke punuar në kantier ndërtimi.
Mediat italiane bëjnë me dije se 61-vjeçari shqiptar është rrëzuar nga kati i katërt i një skele, me lartësi 10 metra teksa ishte duke punuar në Borghetto Santo Spirito.
Shqiptari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dëshmitarët kanë treguar se pavarësisht asistencës mjekësore 61-vjeçari nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve.