Gazment Bardhi deputeti i PD, thotë se grupi i tij do të votojë pro çdo kërkese të SPAK.
Bardhi u pyet në lidhje me qëndrimin e tij për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e Berishës.
“Ne jemi njohur përmes mediave me kërkesën e SPAK. Lajm i mirë që e di adresën e Kuvendit. Ne votojmë pro çdo kërkese të SPAK. Por Rama të përmbushë tre kërkesat tona, dhe kthehemi në normalitet dhe marrim pjesë në votim. Në të kundërt asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni”, tha Bardhi.