Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas më shumë se 9 orësh ka dalë nga ambientet e SPAK.
Mësohet se ish-ministri i shëndetësisë është marrë në pyetje si person nën hetim. Ai ka thënë se së bashku me avokatin kanë kërkuar që të bëhen disa veprime hetimore shtesë.
“Sic e dini që nga data 20 nëndor jam një person në hetim për sterilizimin. Patëm një seance pytjesh me OPGJ. Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të behen dhe disa veprime hetimore shtesë… për kohën kur unë nuk kam qenë ministër”, tha Beqaj.
Beqaj ka hyrë rreth orës 09:00 në ambientet e SPAK dhe raportohet se ka dalë tani.
Lexo edhe: https://www.priza.al/ilir-beqaj-del-nga-spak-pas-8-oresh-marrje-ne-pyetje/