Nëndetësja Ruse e cila ka marr nofkën “vrasësi i qytetit”, ka nisur lundrimin për herë të parë e pajisur me dronë bërthamorë të aftë të shkatërrojnë aeroplanmbajtëse, qytete të tëra apo për të shkaktuar tsunami monstruoz.
“604 Belgorod” konsiderohet nëndetësja më e madhe e ndërtuar në 30 vitet e fundit, me një peshë prej 14.700 ton. Me një gjatësi prej 184 metrash, ajo është e armatosur me 6 silurë ndërkontinental Poseidon, secili i udhëhequr nga inteligjenca artificiale, dhe mund të veprojë dhe si anije-mëmë për nëndetëse më të vogla. Silurët mund të mbajnë koka bërthamore dhe kanë rreze të pakufizuar veprimi. Ata vetë janë 24 metra dhe po shpërthyen në ujë, shkaktojnë një tsunami radioaktiv që do të kërcënonte qytetet bregdetare me dallge gjigande.
Me një shpejtësi prej 70 nyjesh detare, e aftë të mbërrijë thellësinë 1000 metra, asnjë nga armët ekzistuese nuk i kundërvihet dot kësaj nëndetëseje, thonë ekspertët. Belgorodi është planifikuar po ashtu të kthehet në elementin qendror për sulme të mundshme klandestine ruse kundër kabllove të nënujshme perëndimore të internetit.
Ajo mund të transportojë mini-nëndetëse të pajisura me krahë robotike që do ta dëmtonin apo edhe prisnin krejtësisht një kabllo të tillë. Marina ruse e ka testuar prej disa ditësh Belgorodin në Detin e Bardhë.
Përurimi i tij erdhi vetëm pak pas incidentit me destrojerin britanik HMS në Detin e Zi, dhe stërvitjes masive ushtarake ndërkombëtare në zonë, që u konsiderua si provokim nga ana e Moskës. Vladimir Putin u zotua të fundosë anijet luftarake britanike herën tjetër kur të lundrojnë shumë afër Krimesë. HMS u akuzua për bërjen e një “provokimi të qëllimshëm” nga Kremlini, ndërsa hyri në ujërat që konsiderohen si territor rus.
Ekspertët kanë frikë se silurët e mëdhenj të ‘Belgorodi’t mund të shpërthejnë nën ujë duke shkaktuar valë të larta deri 300ft të cilat mund të shkatërrojnë qytetet bregdetare. Putin është mburrur se silurët e tij mund të shkatërrojnë plotësisht shenjestrat bregdetare më shumë se 6,000 milje larg. Ato janë krijuar posaçërisht për të penguar mbrojtjen nënujore të NATO-s, bazat detare ose aeroplanmbajtës kudo në Evropë ose në bregdetin lindor të Amerikës.
/Burimi The Sun/ përshtati në shqip Priza.al/