Një biznesmen është arrestuar në Turqi, nën akuzën për mashtrim. Mësohet se Dionis Shaholli krahas pasaportës shqiptare mbante edhe emrin, Khamzat Ismailov si shtetas rus.
Më vonë u pretendua se ky i dyshuar ishte në të vërtetë Azad Isayev, një biznesmen me kombësi Azerbajxhan, lidhja e të cilit me këngëtaren e njohur Azerbajxhan Röya u raportua dikur në media. Azad Isayev ishte ndër emrat e kërkuar në njoftimin e Kuq. Zyra e prokurorit publik nisi një hetim pas dy ankesave të ndryshme për mashtrim në Stamboll. Personi për të cilin u ankua ishte Dionis Shaholli, që merre me biznesin e transportit ndërkombëtar në Stamboll. Akuzat tronditëse për biznesmenin dolën gjatë hetimeve të zhvilluara në dy gjykata të ndryshme. Shaholli, pretendonte se kishte kombësi shqiptare, u zbulua gjithashtu më vonë edhe identiteti i tij rus. Ndërsa po shqyrtohej identiteti nëse ishte i rremë apo jo, Shaholli në deklaratën e tij ka pohuar se ishte shtetas rus dhe quhej Khamzat Ismailov.
Kur u mor në pyetje, Shaholli mohoi akuzat për mashtrim.
“Më thërrisnin Azad kur isha fëmijë. Emri im quhet Azad midis njerëzve me të cilët bëj biznes, por unë nuk jam Azad Isayev nga Azerbajxhani”, ka deklaruar ai. Dionis Shahollit i janë marrë gjurmët e gishtave dhe u dha urdhër kontrolli gjyqësor.