Gjykata Kushtetuese rrëzon Edi Ramën, pasi bën me dije se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.
Në këtë mënyrë, pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë. Seanca për shqyrtimin e padisë së opozitës do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.
30 deputetë të Bardhit dhe Berishës dorëzuan në gjykatën Kushtetuese padinë kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët, duke e cilësuar si anti-kushtetuese.