Të shtëna me armë janë raportuar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë drejt automjetit të shtetasit R. Z., 42 vjeç.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar.
“Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.