Sot kanë nisur përleshje fizike dhe është krijuar kaos te Kuvendi pa nisur seanca e kësaj të enjte. Deputetët e opozitës po kontrollohen nga garda edhe në pjesë intime se mos kanë futur tymçe dhe shashka. Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën te hyrja e Kuvendit, pasi këta të fundit nuk i lejojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit.
Ka pasur përleshje, shtyrje e përplasje fizike mes deputetëve dhe punonjësve të Gardës.
Deputetët kanë tentuar të shkallmojnë edhe derën e Kuvendit, ndërsa është dëgjuar edhe një thyerje xhamash.