Sula përplaset me Gardën: Bijtë e sigurimsave!

Deputeti që i priu përballjes me Gardën në selinë e Kuvendit, Dashnor Sula paralajmëron një padi për Gardën në SPAK, e cila nuk lejon opozitën të hyjë në sallën e seancave. Përpara derës së Kuvendit, Sula u shpreh se këta drejtues të Gardës që japin urdhra të paligjshme dhe nuk lejojnë opozitën të ushtrojë detyrë, do të përfundojnë se ish-sigurimsat e shtetit.

“Të hartojmë një akt denoncimi ndaj shefit të Gardës që po pengojnë përmbushjen e detyrës së përfaqësuesve të popullit. Po shkelet ligji dhe të gjithë të drejtat e përfaqësuesve të shqiptarëve.

Nuk do rrijë Shqipëria këtu ku është. U rrëzua diktatura pas 45 vitesh dhe ikin si minj sigurimsat dhe ju ashtu do të përfundoni. Bijt e atyre jeni”, u shpreh Sula.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *