Në orën 18:00 do të luhet supersfida Angli-Gjermani në stadiumin “Uembli” për fazën e 1/8-ve të Kampionatit Europian.
Në sfidën e sotme nuk ka favorit sepse luhet për nder, për prestigj. Anglezët shikohen si më të avantazhuar për shkak të faktorit fushë, por gjermanët kanë treguar se dinë si ta menaxhojnë presionin.
Të dy trajnerët do të bazohen te talentet e ekipit, por dhe tek yjet e tyre. “3 Luanët” presin një shpërthim të kapitenit Harry Kane këtë ndeshje i cili ende nuk e ka gjetur rrugën e golit me Anglinë. Në këtë sfidë gjithçka mund të pritet, sepse magjia e futbollit do të zbresë në fushë. Pa dyshim befasia e formacionit vjen nga Joachim Low i cili për herë të parë në “Euro2020” ka aktivizuar si titullar Werner.
Një lëvizje e zgjuar e trajnerit gjerman pasi sulmuesi e njeh mirë futbollin anglez për shkak të aktivizimit me Chelsean në Premier League.
Formacionet zyrtare:
Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Phillips, Shaw; Saka, Kane, Sterling
Gjermania: Neuer; Ginter, Hummels, Rüdiger; Kimmich, Goretzka, Kroos, Gosens; Havertz, Müller, Werner.
/Priza.al/