Një ngjarje e rëndë është parandaluar mëngjesin e sotëm, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar si pasojë e të shtënave në Don Bosko, Tiranë.
Një person qëlloi me armë drejt automjetit të 42-vjeçarit, Rudolf Zefi ndërsa në foton e mëposhtme shihet momentit kur autori i dyshuar largohet i qetë duke ecur në trotuar.
“Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.