Shpërblimi i fundvitit, ja kush përfiton!

Ministri i Financave, Ervin Mete, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, këtë të enjte, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në buxhetin e vitit 2023, për plotësimin e paketës së solidaritetit.

Ai tha se më miratimin e këtyre ndryshimeve veç pensionistëve bonus do të përfitojnë edhe 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të paketave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike. 63 mijë invalidë të punës, 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave kemi miratuar aktin normativ për disa ndryshime të buxhetit të vitit 2023. Detyrim kryesor i paketës së solidaritetit, pas dy bonueseve të akorduar për pensionistët, plotësimin e kësaj pakete edhe për një sërë shtresash në nevojë. Paketa përfshin bonuse sociale në të njëjtën masë shpërblimi që sapo iu akordua pensionistëve për 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike, 68 mijë invalidë të punës, 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.

Gjithashtu, parashikohet një shpërblim për 1100 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale në kuadër të anëtarësimit në BE dhe për shkak të rezultateve të larta që kanë marrë edhe nga BE-ja. Gjithashtu, ka një mbështetje për çdo punonjës policie për kompensiomin e tyre ushqimor, në një vlerë totale rreth 800 milionë lekë, ka një mbështetje për të gjitha bashkitë si një shtesë granti”, tha ministri Mete.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *