Kryeministri Edi Rama komentoi sot veton e Greqisë për avancimin e Shqipërisë në procesin e negociatave.
Ai tha se në BE ka një shqetësim sesi Mitsotakis po çon në tryezën evropianë një çështje bilaterale që duhet zgjidhur mes dy shteteve.
“Për hir të së vërtetës ka një shqetësim shumë të lartë sidomos nga shtetet me më shumë eksperiencë në BE për çështjet bilaterale. Pra sesi një vend anëtar i eksporton këto çështje në tryeza duke krijuar një situatë të paarsyeshme. Sepse çështjet bilaterale duhet të zgjidhen mes dy shteteve. është e pakuptimtë sesi një vend që hyn në nëj fazë përfundimtare të shtetbërjes europiane, të pengohet sepse ka një çështje bilaterale. Mbase do të ishte më e kuptueshme që në momentin e anetarësimit, vendi në fjalë të thotë jo. Por në këtë fazë është joeuropiane si frymë. Ne duam të jemi një vend evropian në Ballkan dhe jo një shtet ballkanik në BE” – tha Rama.