SPAK reagon për marrjen në pyetje të gazetarit Elton Qyno

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka reaguar lidhur me kontrollin fizik dhe të banesës së gazetarit të Ora News, Elton Qyno.

Sipas një njoftimi zyrtar të SPAK, gazetari Elton Qyno ka publikuar materiale të komunikimeve që sipas prokurorisë janë në hetim paraprak.

Mësohet se në artikujt që janë publikuar nga gazetari Elton Qyno, është konstatuar se teksti dhe përmbajtja e bisedave në këto publikime përmbante disa pjesë të komunikimeve që bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka bërë me disa persona të tjerë (të paidentifikuar deri aktualisht nga hetimet) në platformën e kriptuar SkyECC, që janë objekt i hetimeve paraprake. Gjatë marrjes në pyetje, Qyno gjithashtu ka refuzuar të tregojë burimin e informacionit.

Për këtë arsye SPAK vendosi lejimin e kontrollit personal të shtetasit Elton Qyno, lejimin e kontrollit të banesës dhe të zyrës së tij, në vendin e punës, Zyrat e TV Ora News. Në vendimin gjyqësor u lejua edhe sekuestrimi i të dhënave kompjuterike në sistemin kompjuterik në vendin e punës dhe në banesë të tij.

Bëhët me dije se me anë të pajisjeve speciale gjurmuese operacionale, në një Bar Kafe me vendndodhje në distancë të afërt me Godinën e SPAK, I janë gjendur dy telefona celularë, që njihen si sende të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *