AKU gjobit 3 biznese në vend për shkelje të ligjit!

Tre subjekte në qytetin e Beratit, Shkodrës dhe Vlorës, janë ndëshkuar me gjoba për mosplotësim të kërkesave ligjore.

Mësohet se nga kontrollet e kryera në qarqet Berat, Vlorë dhe Shkodër janë konstatuar në tre subjekte me natyrë aktiviteti “njësi tregtimi të produkteve ushqimore”, “market” dhe “njësi prodhimi dhe shpërndarje të qumështit dhe nënprodukteve të tij”, mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë, mangësi në etiketim, mosplotësim të detyrave të lëna dhe produkte me afat të kaluar përdorimi.

Për këto shkelje evidentuara, trupat inspektuese kanë marrë masat administrative me “gjobë” në vlerën e 5’100’000 lekëve, kanë kryer bllokimin e 35 kg produkte të ndryshme ushqimore të pasigurta për konsum me destinacion asgjësimin e tyre dhe 59 kg produkte të ndryshme ushqimore, deri në plotësimin e mangësive në etiketim. Këtë prag festash fundviti, AKU ka intensifikuar kudo kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *