Opozita njoftoi ditën e djeshme se të hënën do të mbajë një protestë, lidhur me të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi. Për protestën e paralajmëruar janë zbuluar detaje, ku si slogan do të përdorej fraza:
“Opozita e të drejtave të mohuara në aksion”.
Mësohet se protesta do të nisë në orën 11:30. Aksioni në fjalë vjen në një kohë kur do të diskutohet nga Këshilli i Mandateve për imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha.