Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e kësaj të premteje në burgun e Peqinit, ku u përfshinë tre të dënuar përjetë, një prej të cilëve mbeti i vdekur. Mësohet se Sokol Mjacaj ka shkuar tek dritarja e qelisë së Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjas dhe ka qëlluar ndaj të dyve.
Për pasojë Arben Lleshi ka mbetur i vdekur dhe Indrit Shaqja mbeti i plagosur. Të dy këta të fundit kanë qenë shokë qelie.
Ndërkohë që autori Sokol Mjacaj po merret në pyetje nga prokuroria, Indrit Shaqja ende nuk është marrë në pyetje pasi është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.