28 deputetë të përjashtuar nga Kuvendi në më pak se dy muaj!

E si mos të mjaftonte përjashtimi në komision dhe seancë, Kuvendi për ditë më radhë nuk i lejoi deputetët e PD as në ambientet e brendshme të godinës.

Në këto 7 mbledhje, Sekretariati i Etikës ka bërë 44 përjashtime për deputetët e opozitës me një afat maksimal deri në 10 ditë. Në kushtet e një aksioni pa kthim, mazhoranca nuk ka zgjedhur dialogun, por ndëshkimin. Për këtë arsye ndryshoi rregulloren, duke e bërë afatin maksimal të përjashtimit deri në 60 ditë.

“Zonja Linditaaaaa!”

I pari që do i provojë pasojat e rregullores së re është Saimir Korreshi, së bashku me dy kolegë të tij, Edmond Spahon dhe Kastriot Pirolin. Derisa rregullorja e re të shkojë në Gjykatën Kushtetuese ashtu si Partia Demokratike ka paralajmëruar, në seancat e radhës deputetët do të duhet të zgjedhin nëse do t’i sofistikojnë metodat e revoltës apo do bëjnë një hap pas për t’i shpëtuar një përjashtimi dy mujor nga parlamenti./ Klan News

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *