Një i vrarë dhe një i plagosur në burgun e sigurisë së lartë, por Manja thotë se situata e rendit është nën kontroll Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për mediet pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin pasditen e sotme.
Sokol Mjacaj qëlloi me armë Brenda qelsië në burgun e Peqinit Arben Lleshin i cili humbi jetën. Vrasja në burgun e Peqinit, autori “kyç gojën” para policisë, çfarë ndodhi mes Mjacajt dhe Lleshit para krimit. Arma dyshohet se u fut me dron në burgub e sigurisë së lartë. Sakaq, urdhri për të vendosur Mjacajn në regjimin 41 bis u dha ditën e sotme nga ministry Manja. Ky i fundit deklaron se situata e rendit është nën kontroll.
Ulsi Manja: Dua të ngushëlloj familjarët e viktimës, i uroj shërim të shpejtë të lënduarit tjetër. Garantoj familjarët e të dënuarve në të gjithë Shqipërinë që situata e rendit është në kontroll. Autori është një i dënuar me burgim të përjetshëm. Po vuante dënimin në këtë burg, dhe pas kryerjes së krimit i është dorëzuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve dhe më pas i është vënë në dispozicion prokurorit të gatshëm. Ngjarja është e rëndë por s’ka pasur cënim të jetës së personelit dhe stafeve civile.
Si ka ndodhur ngjarja dhe detaje të tjera i përkasin hetimit. Unë nuk dua të cenoj asnjë element të hetimit. Do të ketë në orët në vazhdim një komunikim me opinionin publik aq sa do të lejojë hetimi. Sokol Mjacaj ka qenë duke vuajtur dënimin në Peqin. Nëse nuk e keni informacionin këtu kemi edhe regjim të posaçëm. Procedura e vendosjes në regjim, pasi del urdhri i ministrit nisin procedurat e vendosjes. Sot ministri ka vendosur vendosjen në regjim për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj. Arsyet kanë qenë të detajuara se përse kam vendosur vendosjen e Sokol Mjacajt në regjimin e posaçëm.
Ka një procedurë për vendosjen e një personi në regjim, procedurë të cilën jam i detyruar ta zbatoj sipas ligjit. Mënyra e komunikimit ka po ashtu një procedurë të posaçme. Për orën, dinamikën dhe të gjitha mos më bëni pyetje sepse cënojnë hetimin e prokurorisë.