Forcat Operacionale të Burgjeve kanë ndërmarrë një aksion duke zhvilluar kontrolle në të gjitha burgjet e sigurisë së lartë në vend.
Kontrollet e rrepta po zhvillohen për armë dhe sende të tjera paligjshme. Kontrollet vijnë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në burgun e Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi dy të tjerë.
Në një prononcim për mediat pas ngjarjes, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dha urdhër që të gjitha burgjet e vendit të kalojnë në sigurinë më të lartë. Teksa fliste për gazetarët, Manja sqaroi se urdhri do të jepej gjithsesi për shkak të afrimit të festave, por ngjarja që ndodhi në Peqin, bëri që të përshpejtohej.