Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reagur lidhur mbi kërcënimin që kryetari rilindas i bashkisë së Lezhës, I dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Pjerin Ndreu, u ka bërë policëve që po kërkonin të zbatonin ligjin.
Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Ndreu duhet jetë në burg sepse sipas tij ai në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie. Mes të tjerash demokrati thekson se duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin.
REAGIMI I BARDHIT
Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve!
Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim. Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin.
/Priza.al/