Pse vitamina C duhet pikërisht tani, dozat e nevojshme dhe ku gjendet!

Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm për organizmin, veçanërisht në këtë periudhë kur nisin virozat. Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Prania e saj është e rëndësishme në të mirë të sistemit imunitar, kundër sëmundjeve të zemrës, problemeve me shtatzaninë, sëmundjeve të syve dhe rrudhave të parakohshme. Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit. Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ruajë vitaminën C. Kjo e bën marrjen e kësaj vitamine nga ushqimet, një nevojshmëri të madhe.

Sa ju nevojitet?

  • Meshkujt: 90 miligramë në ditë
  • Femrat 75 miligramë në ditë, (përveç femrave shtatzënë dhe nënave që ushqejnë me gji)
  • Femrat shtatzënë: 85 miligramë në ditë
  • Nënat që ushqejnë me gji: 120 miligramë në ditë
  • Duhanpirësit: 35 miligramë më shumë se doza e rekomanduar më lart.

Sasia maksimale që njeriu mund të marrë nga kjo vitaminë është 2000 miligramë në ditë. Ajo që është e rëndësishme që lexuesit e AgroWeb.org të dinë, është se një regjim i shëndetshëm ushqimor ofron sasi të përshtatshme të vitaminës C.

Ushqimet Më Të Pasura Me Vitaminë C

Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C. Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

  • 1 gotë me lëng portokalli ofron 93 mg vitaminë C.
  • 1 gotë me lëng qitro ofron 70 mg vitaminë C.
  • 1 kivi ofron 64 mg vitaminë C.
  • Gjysëm racioni me brokoli ofron 51 mg vitaminë C.
  • Gjysëm racioni me luleshtrydhe ofron 49 mg vitaminë C.

Më poshtë do të gjeni shenjat që jep trupi kur mungon vitamina C

  • Vitamina C dhe Stresi
  • Stresi është i pashmangshëm gjatë ditës.
  • Ai nxitet nga një sërë faktorësh, ngjarjesh dhe mendimesh.
  • Mungesa e vitaminës C i shumëfishon këto faktorë nxitës të stresit, jo vetëm në frekuencë por edhe në përmasë.
  • Njerëzit që kanë mungesa të vitaminës C shpalosin sjellje të ngjashme me depresionin, ndihen më të lodhur dhe pa energji.
  • Probleme me dhëmbët
  • Vitamina C i mban dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm.
  • Mungesa e kësaj vitamine shkakton erozion dhe rënie të dhëmbëve.
  • Sistem të dobët imunitar
  • Mungesa e vitaminës C krijon një handikap në sistemin imunitar.
  • Jo vetëm që organizmi sëmuret shpesh, por edhe shërimi dhe rikuperimi është më i vështirë.
  • Një sistem i dobët imunitar e ka më të vështirë të mposhtë infeksionet dhe bakteret.
  • Plogështi
  • Anemia prek me qindra shqiptarë.
  • Plogështia është një prej simptomave të saj që vjen si pasojë e niveleve të ulëta të hemoglobinës.
  • Mungesa e vitaminës C shkakton anemi dhe probleme me prodhimin e qelizave.
  • Shtim në peshë
  • Mungesa e vitaminës C rrit masën dhjamore në organizëm.

Kjo ndodh sepse trupi resht së përdoruri yndyrnat si burim energjie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *