Janë zbardhur emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur kërkesën dërguar më 14 dhjetor në Gjykatën Kushtetuese, për të pezulluar arrestimin e Sali Berishës.
Përveç 19 deputetëve të Rithemelimit, firmën për mbrojtjen e ish-kryeministrit në hetim për çështjen Partizani, e ka dhënë edhe Gazmend Bardhi bashkë me 10 deputetë të grupit të tij. Bardhi dhe deputetët e tij kanë siguruar numrin e firmave (jo më pak se 28 deputetë) që duheshin për të dorëzuar padinë në Gjykatën Kushtetuese.
Në mesin e firmëtarëve janë jo vetëm Bardhi por dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja. Nëse rrëzohet padia, mbrojtja e Berishës janë protestat para Kuvendit të hënën, kur Këshilli i Imunitetit shqyrton kërkesën e SPAK për masë arresti ndaj Berishës.
Emrat e deputetëve që kanë firmosur kërkesën:
1 -Greta Bardeli
2- Kastriot Piroli
3- Lindita Metaliaj
4 -Edmond Spaho
5 -Qani Xhafa
6 -Ludovik Hasani
7 -Flamur Noka
8- Gazmend Bardhi
9- Agron Gjekmarkaj
10- Xhelal Mziu
11- Lefter Gështenja
12 -Saimir Korreshi
13 -Luan Baci
14- Elda Hoti
15 -Zheni Gjergji
16 -Dhurata Çupi
17- Helidon Bushati
18- Ramadan Likaj
19 -Edi Paloka
20 -Albana Vokshi
21- Tritan Shehu
22 -Petrit Doda
23- Sorina Koti
24 -Oerd Bylykbashi
25 -Bujar Leskaj
26- Dashnor Sula
27- Ina Zhupa
28- Kasem Mahmutaj
29- Asllan Dogjani
30 Isuf Çela./shqiptarja