Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur me 200,000 lekë tre subjekte në Tiranë dhe Fier për mangësi në etiketim dhe dokumentacion.
AKU paralajmëron se kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin në subjekte prodhuese, njësi tregtuese të vogla dhe të mëdha, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në prag të festave të fundvitit ka intensifikuar inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore. Për shkeljet e konstatuara janë marrë 3 masa administrative me “gjobë” në vlerën e 200’000 lekëve.
AKU garanton se kontrollet do të jenë të shtrira në të gjithë vendin, në subjekte prodhuese, njësi tregtuese të vogla dhe të mëdha, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve”, njofton AKU.