Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj ekzekutoi të burgosurin Arben Leshi brenda qelisë së tij mesditën e së premtes .
Ai ka qenë në zonën e ajrimit dhe e ka thirrur Arben Lleshin tek dritarja e qelisë së tij. Kur viktima është përgjigjur Sokol Mjacaj ka qëlluar 5 herë në drejtim të tij me pistoletë.
Tre plumba kanë kapur Arben Lleshin, i cili nuk i mbijetoi plagëve duke ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij i qelisë u qëllua me 1 plumb.