Prokurori i SPAK, Arben Kraja ka kërkuar këtë të hënë para Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Më tej ai tha se Berisha në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për tu paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore dhe për këtë arsye SPAK kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Sali Berisha, duke zëvendësuar masën e detyrimit për tu paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore në arrest me burg ose arrest shtëpie.
Mbështetur mbi ligjin SPAK i është drejtuar GJKKO-së duke kërkuar masën detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore dhe ndalim i daljes jashtë shtetit nga Berisha.
Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë. Gjykata e Apelit vendosi ndër të tjera miratimin e vendimit të Gjykatës së shkallës së parë. Referuar procesverbalet e mbajtura nga oficeri i policisë gjyqësore, rezulton se Berisha nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës për tu paraqitur dy herë në muaj. Vlerësojmë se nga hetimet e kryera ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga Berisha është konsumuar vepra penale e korrupsionit pasiv. Berisha në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për tu paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore. Ne kërkojmë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Sali Berisha, duke zëvendësuar masën e detyrimit për tu paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore në arrest me burg/ arrest shtëpie.