Siç njoftojnë tani mediat gjermane, më 21 nëntor ndërroi jetë në një fshat pranë liqenit të Zürichut, Bettina Moissi. Më 11 dhjetor ajo u varros në Berlin, pranë burrit të saj Heinz Berggruen, i cili ka qenë një koleksionist i famshëm i veprave të artit.
Më 15 tetor Bettina Moissi festoi ditëlindjen e 100-të, bashkë me familjen e saj. Djali i saj i madh Nicolas Berggruen është investitor gjermano-amerikan. Pasuria e tij vlerësohet në 3,1 miliardë dollarë.
Djali tjetër, Olivier Berggruen, është historian i artit dhe shkrimtar. Nga një martesë tjetër ajo kishte vajzën Mikaela, e cila ka vdekur vite më parë.