Drejtësia Italiane ka liruar nga burgu Alket Hatinë. Ka qene një vendim i gjykatës së Milanos, ajo që ka lënë në liri Alket Hatiën, i cili ishte dënuar për trafik droge.
Hatija në bashkëpunim me 40 persona të tjerë, ka transportuar sasi të mëdha heroine e kokaine nga Shqipëria në Itali. Alket Hatija i njohur edhe si “Baroni” apo “Zoti i Drogës” trafikoi në Itali 540 kilogramë heroinë e kokainë në vitet 2003-2004.
Ai u ekstradua më 30 gusht në drejtim të Italisë, ku do të vuante dënimin me 20 vite burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos në vitin 2015. Por, pas procedurave të kryera, gjykata italiane ka bërë me dije se Hatija ka vuajtur dënimin në Shqipëri dhe e ka liruar.