Anna Oxa: ‘Askush nuk e di, por unë jam shqiptare dhe kam jetuar si e huaj në Itali’!

Në episodin e së dielës 17 dhjetor të ‘Domenica In’, Anna Oxa ishte e ftuar përballë Mara Venier. Pasi nuk u prit në emisionin e festivalit të fundit të ‘Sanremos’, ku kishte marrë pjesë si konkurrente, këngëtarja foli për veten duke u ndalur në momente të ndryshme të karrierës së saj, në transformim dhe evolucionin e vazhdueshëm.

Jeta e saj tashmë është në kontakt me natyrën, ku gjen veten dhe thelbin e saj të vërtetë, me të cilin rilidhet edhe përmes muzikës.

“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, babai im është shqiptar, pasi në kohën kur ishte Konventa e Gjenevës, unë nuk mund të isha italiane. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *