Enca me skena ‘të nxehta’ në videoklip, reperi i TBA: Iu pshu**** kulturën, fëlliqërisa

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia pak ditë më parë ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, ‘Rakia’.

Kjo këngë është shoqëruar edhe me një klip i cili në përmbajtje ka disa skena mjaft ‘të nxehta’. E këto skena përveçse u komentuan gjithandej në rrjetet sociale dhe media, duket se kanë zgjuar interesim edhe te emrat e estradës.

Një reagim publik kundër këtij klipi e ka bërë reperi i njohur i labelit TBA, Cyanide, emri i vërtetë i të cilit është Jetmir Hoxha.

Ky i fundit ka publikuar një pamje të një prej skenave më provokuese të klipit, ku Enca shfaqet me bikini mbi trupin e modelit pjesëmarrës në klip i cili është Bearti i Për’puthen.

Cyanide e ka quajtur të turpshme një paraqitje të tilla, ndonëse skena si kjo janë gjithmonë e më të pranishme në klipet vendore.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *