“Prokurori i familjes Meta”/ Mërtiri zbulon skandalin: Klodian Braho udhëtoi me trafikantë droge, u mbylli dosjen e OFL-së!

Një dosje për vëllezërit Gavelli dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë ka ardhur në drejtim të Shqipërisë nga autoritetet italiane në vitin 2007, ku thuhej se kokaina sigurohej në Kolumbi nga Leonat Gavelli, dhe më tej ia dorëzonte vëllait dhe kushëririt në Itali, që më pas e shisnin edhe në Zvicër.

Dosja e OFL për justifikimin e pasurive për dy vëllezërit në gusht të 2020 u referua në SPAK, ku më pas pasuritë u zhbllokuan me arsyetimin se ato justifikoheshin me burime të ligjshme, pavarësisht se bëhej fjalë për prona dhe të ardhura prej qindra mijëra eurosh, ndërsa dy vëllezërit rezultojnë me biznese modeste, njëri si pronar i një lokali në fshat dhe tjetri si zotërues i pak aksioneve në një fasoneri.

Administratori i ‘Integrated Energy’: Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nuk janë pronarët e inceneratorit të Tiranës

Për këtë arsye, kallëzuesi Mirel Mërtiri ngre dyshime dhe kërkon nga SPAK që të hetojë nëse dosja për pasuritë e dy vëllezërve Gavelli është mbyllur nën ndikimin e paligjshëm të prokurorit Klodian Braho.

Veç lidhjeve të dyshuara me elementë të botës së krimit, Klodian Braho, me vendlindje në Skrapar është akuzuar nga mediat edhe për lidhjet me Ilir Metën dhe se ky i fundit ka sponsorizuar karrierën e tij në drejtësi përmes lidhjeve të nëndheshme në këtë sistem./voxnews

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *