Beleri kundërshton provat e SPAK për 14 majin!

Gjatë seances së radhës në procesin ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Beleri, SPAK gjatë leximit të provave shkresore i tha gjykatës se nga ekspertimi i telefonit të bashkë të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi, është zbuluar një grup në aplikacionin Whats Up i quajtur “Himara ime je ti”.

Në këtë grup sipas Prokurorisë, ka biseda rreth ndihmës që do t’i ofrohej qytetarëve të Himarës dhe zonave përreth, ndër to edhe për sigurimin e “letrave greke”.

Madje në një bisede, Beleri i ka terhequr vëmendjen Kokaveshit me fjalët: Çfare janë keto biseda, nga këto do të digjesh ti! Por avoketët e Belerit i kundërshtuan leximet e SPAK dhe sipas tyre, ato nuk kanë lidhje me objektin e gjykimit dhe bisedat janë kryer me herët se sa të kryhej vepra penale, madje telefoni ka qenë në pronësi të nënës së Pandeli Kokaveshit.

Po ashtu bëhet me dije se Fredi Beleri nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit. Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria në seancën e sotme, ku u paraqitën provat shkresore. Nisur nga ky fakt prokuroria nuk ka ekspertuar dot telefonin e tij, por të Arsen Ramës (bashkëpunëtorit) ku janë gjetur thirrjet dhe kominikimet me të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *