Sarah dhe Dj PM drejt martesës!

Dj PM, ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën, dhe ka folur për jetën e tij personale. Ai është shprehur që është shumë falënderues formatit të “BBV”, pasi jeta e tij ka ndryshuar si nga ana profesionale dhe ana personale.

PM: Nuk e kam menduar që jeta ime do të ndryshojë kaq shumë, pasi kam marrë pjesë në “BBV”, me Dj Dagz nuk e kemi menduar që do mbërrimë deri këtu. Ne na njihnin personat që frekuentonin jetën e natës, por kurrë në jetë nuk e kisha menduar që do na njohin në Laç ose në Fier. Faleminderit shumë formatit “BBV”, që na mundësoi të tregojmë veten tonë dhe na ngriti si nga ana profesionale dhe shpirtërore. Tani mendoj që ka ardhur koha të marrim një hap tjetër të lidhjes, ndoshta të bëjmë fëmijë, ndoshta të fejohemi, të martohemi apo të bashkëjetojmë.

Kujtojmë që Dj PM, është njohur me Sarah Berishën në formatin e “BBV” dhe e vazhdojnë lidhjen e tyre në distancë, ai në Kosovë dhe Sarah në Tiranë.

Sarah është shprehur që e kanë pak të vështirë të shkëputen dhe të jetojnë të dy në një qytet pasi të dy ata, kanë krijuar punën e tyre në qytetet ku jetojnë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *