Itali, arrestohen 20 shqiptarë, sekuestrohet drogë me vlerë 3 milionë euro!

Një grup shqiptarësh që merreshin me droge është shkatërruar gjatë një operacioni që nisi sot njëkohësisht në disa qytete kryesore të Italisë. Mediet italiane flasin për 20 shqiptarë të arrestuar dhe 2 shtetas italianë si dhe për sekuestrimin e një sasie droge për të cilën nëse do të hidhej në treg fitimi do të ishe 3 milionë euro.

Ata akuzohen për grup kriminal me qëllim trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Mbi 80 efektivë morën pjesë në operacionin e arrestimeve që u krye njëkohësisht në provincat Varese, Milano, Lecco, Novara dhe Bergamo. Operacioni u kodua “Turn Over”, sepse grupi zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme shpërndarësit e drogës me “të tjerë” të ardhur nga Shqipëria.‘U sekuestrua drogë me vlerë 3 milionë euro gati për tu hedhur në treg‘ shkruan media italiane.

Ekzistenca e grupit u bë e njohur në nëntor të 2016 kur në Canegrate, në zonën e Legnano kur gjatë një përplasjeje me një grup tjetër shqiptarësh për kontrollin e tregut të drogës, u vranë me armë zjarri vëllezërit shqiptarë Agron dhe Alban Lleshaj, 27 dhe 24 vjeç

Madje njëri prej të arrestuarve gjatë operacionit të sotëm është vëllai i viktimave të atij episodi, shkruan media italiane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *